
Lexoni edhe:
Gjykata Speciale për krimet e luftës ka të drejtë, nuk beson në institucionet e themeluara dhe kontrolluara prej Hashim Thaçit me parapolitikën e klanit PRONTO!
Policia e Kosovës ka zhvilluar operacion në nivel vendi kundër trafikimit me njerëz, ku janë kontrolluar 43 lokale dhe janë mbyllur tetë prej tyre nga inspektorët, njofton zyra për media e Policisë.
Operacioni është zhvilluar dje nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qellim të marrjes së masave parandaluese dhe në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz. Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
(Kosova Sot Online)