E rëndë: Vëllai vret aksidentalisht motrën 14-vjeçare

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 11:00
E rëndë: Vëllai vret aksidentalisht motrën 14-vjeçare

Një vajzë 14-vjeçare në Gjeorgji është vrarë pasi vëllai i saj 13-vjeçar dyshohet se e ka qëlluar me një armë të bërë vetë.

Zyra e Sherifit të Qarkut Douglas tha se Kyra Scott u vra ndërsa vëllai i saj, i cili prodhon “armë fantazmë”, po shiste një nga armët e tij dy blerësve.

Duke folur të mërkurën, oficerët thanë se dy klientët mbërritën në shtëpinë e familjes në Douglasville, 20 milje në perëndim të Atlantës, më 27 nëntor me synimin për të blerë një nga armët e bëra në shtëpi, transmeton rtv21.tv.

Megjithatë, dyshja më pas vodhën armën dhe tentuan të largoheshin, me ç’rast 13-vjeçari qëlloi drejt tyre, duke goditur aksidentalisht motrën e tij.

Policia që po heton ngjarjen beson se Kyra është qëlluar nga një prej armëve të bëra vetë.

Pas incidentit, vëllai 13-vjeçar i Kyra dhe një nga blerësit – Yusef Jabryil McArthur El, 19 vjeç, u arrestuan.

Sherifi i Qarkut Douglas Tim Pounds tha se vëllai i Kyra është akuzuar për vrasje të rëndë, ndërsa McArthur El është akuzuar për grabitje dhe vrasje të rëndë.

Autoritetet aktualisht janë ende në kërkim për blerësin e dytë.

(Kosova Sot Online)