A do t’i vishnit kostumet e qepura prej flokëve dhe mustaqeve?

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 13:00
A do t’i vishnit kostumet e qepura prej flokëve dhe mustaqeve?

Kreatorja australiane e modës, Pamela Kliman-Passi prezantoi Mo-Her, kostumin e parë në botë të bërë me mustaqe, mjekër dhe flokë meshkujsh.

Sipas saj, qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijes për shëndetin e meshkujve, në radhë të parë për parandalimin e vetëvrasjeve, kancerit të testikujve dhe prostatës.

Ajo gjeti frymëzim në historinë e bashkëshortit të saj të ndjerë, i cili vdiq nga kanceri i zorrës së trashë dhe testikujve.

Shitësit mblodhën flokët e burrave nga berberët australianë për të siguruar materiale për projektin e Pamelës.

Shikoni më poshtë disa prej imazheve të kreatores australiane.

(Kosova Sot Online)