Me angazhimin e Anglisë, përveç të SHBA-ve dhe të Gjermanisë, po forcohet pozita e Kosovës!

Me angazhimin e Anglisë, përveç të SHBA-ve dhe të Gjermanisë, po forcohet pozita e Kosovës!
Me angazhimin e Anglisë, përveç të SHBA-ve dhe të Gjermanisë, po forcohet pozita e Kosovës!

Muhamet Kelmendi

  • 04 December 2021 - 08:51

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Përfshirja e Anglisë dhe e SHBA-ve drejtpërdrejte ne çështjen e Ballkanit Perëndimor është një veprim i qëlluar dhe do të ndikon pozitivisht në raportet Kosovë-Serbi. Përveç Gjermanisë që tash e ka përfaqësuesit e përcaktuar, angazhimi i Anglisë është hap shumë i qëlluar dhe e forcon pozitën e shtetit te Kosovës. Mbretëria e Bashkuar ka rezerva të theksuar ndaj Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Këtë e konsideron si veprim për dëmtimin e shtetit te Kosovës.

-Raport e shteteve brenda dhe jashtë BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor janë të ndera. Ka shtete të pa anshme dhe ka shtete që janë kundër Kosovës si shtet. Kemi kështu 5 shtete të tilla në BE, dhe kuptohet që edhe Rusia është kundër shtetit të Kosovës. Në këtë gjendje, angazhimi i drejtë i Anglisë është ndihmë e madhe. Nga qëndrimet e theksuar Anglia ka shumë interes dhe tërë ndikimi anglez është pikërisht shteti i Kosovës. Natyrisht se me angazhimin e drejtpërdrejtë të SHBA-ve, të Anglisë dhe të Gjermanisë është angazhim që e kufizon shumë ndikimin e BE-së në Bruksel. Me këtë ndërmjetësve të BE-së, si z.Borel dhe z. Lajqak, u kufizohen veprimet dhe atyre u bëhet e qartë se me shtetin e Kosovës nuk do të luhet, sikundër ishte bërë praktikë në dialog me Serbinë. Animet e tyre do të kufizohen. Z.Borel dhe z .Lajqak nuk munden me ndikua në përmbajtjen e dialogimit dhe në temat që e kanë bërë të pamundshëm dialogimin. Me këtë kufizohet edhe ndikimi rus. Rusisë i bëhet e qartë se në Ballkanin Perëndimor ka interesa të mëdha edhe Anglia dhe SHBA-të e Gjermania.

Kështu u rritë zona e interesit ndaj shqiptarëve. Me këtë, shteti serb tash ka pozitë më të disfavorshme. Nuk mundë të eci si deri tash me vendnumërim. Nuk mundë të luaj me dialog dhe nuk mund të llogaritë në ndihmën e ndërmjetësve. Po në këtë çështje Kosova duhet të jetë e vendosur në rrugën e vetë. Kërkohet të mbroj shtetin dhe tërësinë territoriale.

Nuk duhet lejuar Asociacion dhe pushtet të tretë. Çdo veprim për të ndërtuar organizimin e brendshëm është i dëmshëm. Këtej duhet të kërkoj reciprocitetin në raporte bilaterale dhe të qëndroj në njohje të shtetit. Temat janë të përcaktuara. Është dëmi i luftës dhe përgjegjësia penale për gjenocidin. Asnjëherë nuk duhet harruar të pagjeturit e vrarë në luftë dhe të fshehur nga shteti serb nëpër Serbi. Tash me angazhimin edhe të Anglisë kemi pozitë më të favorshme dhe kurrsesi nuk duhet lejuar dëmtimin e shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".