Pamje: Njerëzit ikin nga reja gjigante e hirit të vullkanit

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 13:12
Pamje: Njerëzit ikin nga reja gjigante e hirit të vullkanit

Një vullkan në ishullin Java të Indonezisë është duke shpërthyer, duke shkaktuar re të mëdha hiri e duke mbuluar me këtë shtresë fshatra përreth.

Banorët afër Mt Semeru në lindje të ishullit Java kanë filluar të ikin dhe ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonë, shkruan BBC.

Një organ vëzhgues lëshoi një paralajmërim për kompanitë ajrore për renë e hrit që ka arritur në lartësi deri në 15.000 metra. Ende nuk dihet nëse është shënuar ndonjë fatalitet.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqën banorë duke ikur përderisa reja gjigante e hirit po përhapej pas tyre.

(Kosova Sot Online)