Thirrni menjëherë policinë nëse e dini vendndodhjen e këtij personi

  • E.K /
  • 06 December 2021 - 12:13
Thirrni menjëherë policinë nëse e dini vendndodhjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Egzon Sheqirin nga Prishtina.

Policia njofton se 24-vjeçari po kërkohet për veprën penale “grabitje në tentativë”.

I dyshuari kërkohet nga hetimet rajonale të policisë në Prizren.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij ta lajmërojë Policinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)