Kurti për tragjedinë në Gllogjan: Sasia e informacionit është duke u shtuar

  • E.K /
  • 06 December 2021 - 14:50
Kurti për tragjedinë në Gllogjan: Sasia e informacionit është duke u shtuar

Dhjetë ditë pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, e që autori ose autorët e vrasjes ndodhen akoma në arrati, është deklaruar kryeministri i vendit Albin Kurti.

I pari i ekzekutivit Albin Kurti, tha se sasia e informacionit për këto vrasje është duke u shtuar teksa thekson se atje po punojnë hetuesit më të mirë.

“Sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje”, u shpreh Kurti.

“Kur të kenë diçka konkete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore ne natyrisht që do të iu njoftojmë juve”, tha ai ndër të tjera.

Derisa po zhvillohen hetimet, Qeveria ka ofruar 20 mijë euro për këdo që ofron informacione që çojnë në arrestimin e personit që i doli përpara autobusit me nxënës duke zbrazur pothuajse një karikator plumba drejt tyre. Dy nxënës të shkollës së mesme vdiqën bashkë me shoferin e autobusit, duke mos mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra nga arma që dyshohet të ketë qenë AK47.

(Kosova Sot Online)