Kjo është alarmante, mbi një milion qytetarë e braktisën Kosovën të zhgënjyer nga politika që vetëm premton dhe mashtron!

Kjo është alarmante, mbi një milion qytetarë e braktisën Kosovën të zhgënjyer nga politika që vetëm premton dhe mashtron!
Kjo është alarmante, mbi një milion qytetarë e braktisën Kosovën të zhgënjyer nga politika që vetëm premton dhe mashtron!

Faik Krasniqi

  • 06 December 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Jo më kot mbi një milion qytetar nuk e kanë braktisur Kosovën pas përfundimit të luftës. Nuk kanë ikur pse Kosova s'ka deti, por për çështje ekonomike dhe shëndetësore!

-Kjo klase politike kurrë s'ka qenë e përkushtuar dhe interesuar për qytetarin, por për interesin personal, partiak dhe grupeve te caktuara të interesit. Këtë gjë na e kanë dëshmuar për më shumë se dy dekada. Avazi i vjetër po vazhdon edhe me këtë legjislaturë por edhe me këtë qeveri.

Qeveritë e kaluara kanë qenë super të korruptuara dhe keqpërdoruese. Me qindra skandale korruptive. Kjo qeveri deri me tash nuk kanë pasur afera korruptive, por janë duke keq menaxhuar me pushtetin. Nuk janë duke i adresuar drejt problemet ekonomike të këtij vendi dhe qytetarëve të saj. Ndryshe kanë folur dhe premtuar. Në pushtet ndryshe po veprojnë.

Prandaj ka pakënaqësi të qytetarëve, pavarësisht që në aspektin e keqpërdorimit nuk i fus në një thes me qeveritë e kaluara. E njëjta gjë edhe me Kuvendin. Deputetët skajshmërisht të papërgjegjshëm. Sidomos të pozitës që duhet të jenë prezent në çdo seancë, sepse janë shumicë dhe udhëheqin qeverinë.

Sidoqoftë, nga kjo klasë politike nuk pres asgjë. Jo më kot mbi një milion qytetar nuk e kanë braktisur Kosovën pas përfundimit të luftës. Nuk kanë ikur pse Kosova s'ka deti, por për çështje ekonomike dhe shëndetësore!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".