I thanë se paguhesh 1.600 euro, Rrahman Jasharaj flet për të hyrat e tij

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 09:24
I thanë se paguhesh 1.600 euro, Rrahman Jasharaj flet për të hyrat e tij

Kryetarit i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka debatuar mbrëmë lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket sindikatave.

 Sadri Ramabaja e ka akuzuar Jasharajn se është i kapur nga partitë politike dhe po kërkon të shtojë presionin politik ndaj kryeministrit Albin Kurti, teksa Jasharaj i ka thënë se për komentet e tij, Ramabaja duhet të shkojë në gjykatë.

“Sa e keni rrogën? Këtu kam një dokument që më thotë se ju keni 1600 euro pagën ndërsa 1000 euro zëvendësit e juaj”, ka thënë Ramabaja.

Këtu ka reaguar Jasharaj duke thënë se nuk është e vërtetë ajo që thotë Ramabaja.

“Nuk është e vërtetë. Nuk të intereson ty se cfarë rrogë e kam unë. Jam zgjedhur nga një anëtarësi edhe për një mandat. Kjo do të thotë se ata besojnë në mua. S’kam qenë i kapur as nuk do të jem. Pse sepse në anëtarësinë tonë ka përkrahës dhe votues të të gjithë partive. VV-së, PDK-së e tjerave. Ndali akuzat se pse për këto akuza duhet të dalësh para gjykatës dhe të sqarohesh. Nuk të intereson ty sa e kam pagën”, tha ai.

(Kosova Sot Online)