A do të marrë pjesë Arben Vitia në betimin e Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 10:03
A do të marrë pjesë Arben Vitia në betimin e Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës

Sot do të mbahet mbledhja inauguruese ku do të betohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe kryetari i zgjedhur, Përparim Rama.

Në mesin e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës është edhe Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili doli i dyti në garën për Prishtinën, por nuk dihet ende nëse ai do të marrë pjesë në inaugurim.

Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës pritet të fillojë në orën 10:00.

“Mbahet mbledhja inauguruese me ç’rast bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit të zgjedhur të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)”, thuhet në njoftim.

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku ishte në garë me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.  

(Kosova Sot Online)