Asamblistët e VV-së në Prishtinë betohen me flamuj kombëtar para tyre

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 11:20
Asamblistët e VV-së në Prishtinë betohen me flamuj kombëtar para tyre

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë betuar me flamuj kombëtar në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal.

Ata janë parë me flamujt kombëtar para tavolinave të tyre, teksa kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama është betuar sot në postin e të parit të kryeqytetit.

Asamblistët e Vetëvendosjes edhe në seancat e tjera inauguruese të kuvendin komunal kanë pasur flamujt kombëtar para vetes kur kanë dhënë betimin e tyre.

Përparim Rama do të jetë kryetar i Prishtinës për katër vjetët e ardhshme, pasi në balotazh arriti ta mund kundërkandidatin e tij Arben Vitia.

(Kosova Sot Online)