Burri nga Peja gjendet i vdekur në një kanal

  • E.K /
  • 09 December 2021 - 08:56
Burri nga Peja gjendet i vdekur në një kanal

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima është gjetur i shtrirë në një kanal, ndërkaq vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Pejë 08.12.2021-08:02. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në një kanal. Të gjitha njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./

(Kosova Sot Online)