Shkelma, grushte e kapje për flokësh mes disa vajzave në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 09 December 2021 - 09:14
Shkelma, grushte e kapje për flokësh mes disa vajzave në Fushë Kosovë

Disa vajza janë rrahur mes vete mbrëmë në Fushë Kosovë.

Në videon e publikuar nga Indeksonline, vajzat shihen duke u rrahur me grushte e shkelma.

Ato janë kapur edhe për flokësh.

Media ka provuar që të marrë një konfirmim nga Policia për këtë rast, por s’kanë kthyer përgjigje.

(Kosova Sot Online)