E mahnitshme përqindja e kosovarëve që kanë internet nëpër shtëpi

  • E.K /
  • 09 December 2021 - 09:49
E mahnitshme përqindja e kosovarëve që kanë internet nëpër shtëpi

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2021 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisjeje, prej 96.1%.

ASK disa ditë më parë ka publikuar Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2021, ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisjeje, prej 96.1%, ndërsa 2.1% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk  kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisjeje. Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga kompjuteri desktop, laptop, tablet etj.

Ndërkaq, përdorimi i internetit për të blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes internetit ishte 23.1% (tre muaj para intervistës).

Kosova njihet si njëra ndër shtetet me përdorimin më të madh të internetit në rajon. Ky përdorim bëhet nga kompjuteri, laptopi, telefoni, tableti etj.

https://ask.rks-gov.net/media/6422/tik-ne-ek-familjare-2021.pdf

(Kosova Sot Online)