Sanksionet e ShBA-së ndaj grupit të Veselinoviqit, vjen reagimi i Britanisë së Madhe

  • E.K /
  • 09 December 2021 - 14:46
Sanksionet e ShBA-së ndaj grupit të Veselinoviqit, vjen reagimi i Britanisë së Madhe

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott ka mirëpritur vendimin e ShBA-së për të vënë sanksione ndaj grupeve të organizuara kriminale në veri të Kosovës.

Abbott ka thënë se vendimi për sanksione nga Departamenti amerikan i Thesarit është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“E mirëpres vendimin e ShBA-së për të vënë sanksione kundër individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Kjo është në interes të të gjithë komuniteteve në Kosovë. Duke thyer lidhjet mes krimit të organizuar dhe individëve të korruptuar është esencial nëse ne duam të krijojmë hapësirë për politikanët dhe zyrtarët që punojnë në interesin e të gjithë atyre që përfaqësojnë jo vetëm të vetvetes”, ka shkruar Abbott.

(Kosova Sot Online)