Covid-19 ndan Veriun, rastet atje regjistrohen në Beograd

  • E.K /
  • 09 December 2021 - 14:53
Covid-19 ndan Veriun, rastet atje regjistrohen në Beograd

Në komunat e Kosovës të banuara me shumicë serbe, janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus, sipas një raporti të Shtabit të Krizës të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të publikuar më 9 dhjetor. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 508.

Komunat me shumicë serbe nuk publikojnë rregullisht raporte lidhur me gjendjen epidemiologjike, por ato publikohen çdo dy apo tri ditë.

Në raportin e fundit nuk u raportua për ndonjë viktimë nga sëmundja COVID-19.

Më 7 dhjetor, në zonat e banuara me shumicë serbe ishin raportuar dy viktima dhe 42 raste të reja me koronavirus.

Institucionet shëndetësore në komunat e banuara me shumicë serbe funksionojnë në kuadër të sistemit serb që financohet nga Beogradi.

Ndërkaq, së fundmi, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës po raporton për numër të ulët të rasteve të reja me koronavirus. Gjatë 8 dhjetorit, kjo ministri raportoi për dhjetë raste të reja dhe 319 raste aktive me koronavirus./REL

(Kosova Sot Online)