Liburn Aliu thotë se është gabim që u pranua të flitet për Ujmanin: Është pronë e Kosovës

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 09:00
Liburn Aliu thotë se është gabim që u pranua të flitet për Ujmanin: Është pronë e Kosovës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se Kosova nuk do të negociojë me Serbinë sa i përket Liqenit të Ujmanit.

Aliu tha se është gabim që është pranuar të flitet për Ujmanin.

“Është kapacitet i shtetit të Kosovës, është pronë e shtetit të Kosovës, pse duhet të diskutohet ose pse duhet të flasim për të. Gabim është që është pranu të flitet për Ujmanin sepse është pranu të flitet për resursin themelor,”- tha Aliu në ATV.

Ndryshe, muaj më parë SHBA-të i kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Ky studim shënon përmbushjen e një prej angazhimeve të Marrëveshjes se Uashingtonit të arritur më 4 shtator 2020.

(Kosova Sot Online)