Kryeministri Kurti mbledh sot ministrat

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 09:08
Kryeministri Kurti mbledh sot ministrat

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e 47-të me radhë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se mbledhja do të fillojë në orën 14:00.

Mbledhja e 46-të e Qeverisë është mbajtur më 30 nëntor.

Në mbledhjen e kaluar, Qeveria e Kosovës ka vendosur për masat anti-Covid, të cilat kanë hyrë në fuqi më 6 dhjetor.

(Kosova Sot Online)