Bashkimi Evropian e mbështet Qeverinë Kurti për aksionet anti-krim në veri të Kosovës

Bashkimi Evropian e mbështet Qeverinë Kurti për aksionet anti-krim në veri të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 10 December 2021 - 08:00

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Ishte një pozicionim shumë i drejtë, që edhe nuk është dashur të ndodhë ndryshe, deklarimi i shefit të zyrës së BE-së BE-së në Prishtinë Tomas Szunyog për drejtën që kanë institucionet e Kosovës, ta ushtruar në plotni rolin e sundimit të ligjit dhe të së drejtës, në tërë territorin e shtetit, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, duke sqaruar së për këtë fushë veprimi nuk ka asnjë pengesë dhe kushtëzim me ndërvarshmëri nga marrëveshjet e Brukselit me palën serbe, për asnjë pjesë të territorit të Kosovës, por krejtësisht kjo varet nga kapacitetet dhe përkushtimi i institucioneve të Kosovës për rend ligj dhe siguri mbi bazën ligjore për të gjithë qytetarët.

-Deri sa Kosova e ka shpallur pavarësinë e sajë qysh ne vitin 2008 në kufijtë e sajë, që po këta kufij ishin edhe në sistemin e kaluar të Kushtetutës së vitit 1974, si pjesë e barabartë e Federatës Jugosllave, duke e shpallur pavarësinë e sajë në këta kufij, është e kuptueshme që ta ushtron edhe kushtetutshmërinë e sajë të plotë si shtet funksional në tërë territorin e sajë, prandaj është një stimulim plus për Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e sigurisë e të sundimit të ligjit, për ta shtrirë ligjshmërinë e plotë dhe luftën antikrim edhe në Veri të Kosovës, edhe deklarata shumë e qartë e shefit të zyrës së BE-së në Prishtinë Tomas Szunyog për të drejtën legale, ligjore e kushtetuese të institucioneve të Kosovës për dërgim të forcave policore dhe të sigurisë në veri.

Ishte një pozicionim shumë i drejtë, që edhe nuk është dashur të ndodhë ndryshe, deklarimi i shefit të zyrës së BE-së BE-së në Prishtinë Tomas Szunyog për drejtën që kanë institucionet e Kosovës, ta ushtruar në plotni rolin e sundimit të ligjit dhe të së drejtës, në tërë territorin e shtetit, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, duke sqaruar së për këtë fushë veprimi nuk ka asnjë pengesë dhe kushtëzim me ndërvarshmëri nga marrëveshjet e Brukselit me palën serbe, për asnjë pjesë të territorit të Kosovës, por krejtësisht kjo varet nga kapacitetet dhe përkushtimi i institucioneve të Kosovës për rend ligj dhe siguri mbi bazën ligjore për të gjithë qytetarët. Tomas Szunyog, ka thënë se asnjë marrëveshje në dialog s’ia ndalon Policisë së Kosovës vendosjen kudo në territorin shtetëror, sikur që ishin operacionet e para disa javësh në veri të vendit të banuar me shumicë serbe, por se vetëm për shkaqe sigurie është në interes njoftimi paraprak bashkërendimi me KFOR-in, që është strukturë e garantimit të sigurisë së kufijve të Kosovës.

Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen e njësive speciale policore nga jugu në veri, por që është një praktikë e zakonshme koordinimi i ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare si dhe njoftimi paraprak i KFOR-it’, ka thënë Tomas Szunyog. Gjithsesi se kjo mënyrë e trajtimit të qartësimit të pozicionit të BE-së dhe faktorit ndërkombëtar është një stimulim plus për Policinë, Prokurorinë dhe AKI-në që në bashkërendim dhe bashkëveprim të angazhohen akoma më seriozisht për ta luftuar krimin e organizuar, duke përfshirë edhe atë ndërkufitar, i cili nuk bënë dallime në baza etnike, e në të cilin dyshohet se për dy dekada e kaluara janë involvuar edhe vetë rrjete të caktuara kriminale të nëntokës politike.

Kosova si shtet multietnik i ka të qarta pjesët e banuara me serb sikur që është veriu, dhe në ato pjesë janë forcat ndërkombëtare të KFOR-it, për sigurinë e qytetarëve dhe të ruajtjes së kufijve të Kosovës në ato pjesë, dhe gjithnjë policia e Kosovës dhe tjerat institucione duhen të jenë në bashkëveprim të sinkronizuar dhe në harmoni mes veti me KFOR-in, deri sa ti ka kompetencat e qëndrimit dhe rrolit të tij në Kosovë, dhe ne ju jemi mirënjohës ndërkombëtarëve për këtë që po na qëndrojnë pranë në këto situata deri në arritjen e njohjeve reciproke mes këtyre dy shteteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".