769 mijë e 967 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 09:24
769 mijë e 967 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

769 mijë e 967 kosovarë tashmë i kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Kur veçse ka filluar edhe aplikimi i dozës së tretë, në vendin tonë vaksinimi po vazhdon me ritëm të ndryshuar.

Përderisa java e kaluar u karakterizua me numër relativisht të vogël të qytetarëve që kanë pranuar vaksinën, ditëve të fundit numri ka shënuar rritje, fatmirësisht.

Vetëm në 24 orët e fundit, 2999 qytetarë kanë pranuar dozën e radhës respektive, duke e dërguar në 1 milion e 636 mijë e 378, shifrën totale të vaksinave të administruara që nga fillimi i procesit të vaksinimit.

(Kosova Sot Online)