Tradhtia e kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit Isa Mustafa po i rrezikon themelet e shtetit të Kosovës

Tradhtia e kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit Isa Mustafa po i rrezikon themelet e shtetit të Kosovës

Gani Qarri

  • 10 December 2021 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Fatkeqësisht tradhtia që kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, i bënë Kosovës me nënshkrimin e marrëveshjes për formimin e asociacionit një etnik-serb, duke rrezikuar me vetëdije rregullimin tonë brendshëm kushtetues, integritetin territorial të vendit dhe vet shtetin e Kosovës, për ti plotësuar teket e kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe Serbisë okupatore, nuk mund të rirregullohet as shpaguhet edhe me dënimin më të rëndë ligjor ndaj tyre.

- Mirosllav Lajçak e Josep Borell si dhe vet BE, duhet ta kenë parasysh faktin se Kosova megjithëse është shtet i ri dhe një vend i vogël, është plotësisht në dijeni, që klauzola e njohur ligjore ndërkombëtare "Rebus Siç Stantibus, është doktrina e cila i mundëson Kosovës, që në rastin e asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, ta mënjanoi rregullin "Pacta sunt servanda" (kur "premtimet duhet të mbahen"),të cilin Borell dhe Lajçak, tentojnë pareshtur, t`ia imponojnë vetëm Kosovës pa asnjë të drejtë.

Kështu që qëndrimi i vendosur i kryeministrit Albin Kurti kundër formimit "zajednicës" dhe presioni i vazhdueshëm i përfaqësuesve më të lartë të BE-së, për bosnjëzimin e Kosovës, sipas marrëveshjes tradhtare të asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, po tregon më së miri përmasat e tradhtisë së madhe e tragjike që kuislingu harambash Hashim Thaçi dhe renegati i pështirë jugo-komunist Isa Mustafa i kanë shkaktuar popullit dhe shtetit të Kosovës.

Prandaj, për ta nxjerrë Kosovën nga gjendja katastrofale politike, që Thaçi dhe Mustafa, duke shkelur për dhjet vite dialog, ligjin dhe kushtetutën e vendit, shkuan deri atje sa ta shkatërronin edhe shtetin e vet, vetëm që ti plotësonin të gjitha teket e kriminelit Vuçiq dhe Serbisë okupatore, Qeveria aktuale, para së gjithash duhet të kërkoj nga BE, që urgjentisht Republika e Kosovës të trajtohet si shtet i pavarur, pa fusnotë dhe si palë e barabartë me Serbinë. Kurse sa u takon ndërmjetësuesve të BE-së në dialog, Bashkimi Evropian duhet ta ndryshojë përfundimisht qasjen dhe të garantojë ndërmjetësim të balancuar, duke deleguar të paktën njërin nga ndërmjetësuesit e bisedimeve me Serbinë, nga një shtet i fuqishëm evropian si Gjermania, që e ka njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Për aq më tepër, e konfrontuar me qëndrimin e hapur të njëanshëm pro-serb, të Mirosllav Lajçakut dhe Josep Borellit, të cilët në vazhdimësi po ia mbajnë anën Serbisë, Kosova duhet të vendos si kusht, që për vazhdimin e bisedimeve, njëri nga përfaqësuesit e BE_së, të vije nga një shtet që e ka njohur Kosovën dhe jo të jenë si deri më tani, të dy përfaqësuesit nga shtetet mos njohëse si sllovaku Lajçak dhe basko-spanjolli Josep Borell, të cilët bëjnë gara se cili do të deklarohet më pro-serb, siç u vërejt edhe me qëndrimin e Borellit për asociacionin.

Në fakt sa i takon asociacionit, Kosova ka dhënë njëherë përgjigjen e saj të qartë, dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si organi më i lartë legjislativ në vend, asociacioni një etnik serb, është i pazbatueshëm ,për faktin se bie ndesh me mbi 23 nene, të ligjit dhe kushtetutës së Kosovës.

Ndaj, Borell e Lajçak, si dhe vet BE, duhet ta ketë të qartë, se njëjtë si Mbretëria e Bashkuar dhe vendet tjera evropiane edhe Kosova si shtet i pavarur, ka plotësisht të drejtë të bazohet në Kushtetutën e vet shtetërore si dhe në doktrinën e njohur juridike të të drejtës ndërkombëtare "Rebus Sic Stantibus, e cila i mundëson Kosovës që një marrëveshje e nënshkruar kundërligjshëm nga Thaçi dhe Mustafa, e cila bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, rrezikon rregullimin e brendshëm dhe kërcënon qëndrueshmërinë e shtetit tonë, ka të drejtë ta shfuqizojë dhe bëjë ligjërisht të pazbatueshme, me organet më të larta juridike dhe vendimmarrëse shtetërore të Republikës së Kosovës. Madje Lajçak dhe Borell si përfaqësuesit më të lart të BE-së, duhet ta kenë me dije, se klauzola "Rebus Siç Stantibus, ka trajtuar raste edhe më komplekse në të drejtën ndërkombëtare, se sa "asociacioni" një etnik serb, në Kosovën e shpallur nga vet BE-ja si Multietnike, për shkak të rrezikut që prodhon "zajednica" serbe, për qëndrueshmërinë e vendit tonë.

Kështu që habit shumë fakti se si BE, duke e ditur se asociacioni një etnik serb, është plotësisht i kundërligjshëm dhe bie ndesh me mese 23 nene të Kushtetutës, për çka edhe është hedhur poshtë me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ende nuk u ngop me problemet që po i shkakton çdo ditë e më tepër Serbia fashiste me "Republikën srpska" në Bosnjë e Hercegovinë, dhe insiston që ti zgjerojë vatrat e krizës, edhe më tepër në rajon, duke ngulur këmbë që të ngritët edhe një republikë tjetër "srpska" në Kosovë, për ta futur serish gjithë Ballkanin Perëndimor në flakët e luftës.

Marrëveshja për asociacionin një etnik serb, është nënshkruar në mënyrë të kundërligjshme dhe për interesa personale të harambashit Hashim Thaçit dhe jugo-komunistit Isa Mustafës, vetëm e vetëm, për ti plotësuar teket e kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe të Serbisë fashiste, nga të cilët nuk janë marrë fare parasysh shkelja e ligjit dhe kushtetutës si dhe rreziqet që do ti shkaktonte shtetit tonë të brishtë, jetësimi i kësaj ngrehine të shpifur antishtetërore.

Kryeministri i Kosovës u shpreh qartë në konferencë se Asociacioni në formën që kërkohet nga pala serbe, pa përfillur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, është vetëm në shërbim të Beogradit dhe Aleksandër Vuçiqit, gjë që nuk duhet ta lejojë as vet BE, nëse mendon ta ruaj paqen dhe jo të nxisë luftëra të reja në rajon. Ndaj nëse edhe më tej Borell & Co nuk pajtohen me kryeministrin Kurti dhe as me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila e pamundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin një etnik serb, në Kosovën multietnik, sa i takon kësaj ngrehine të shpifur kundërligjore Republika e Kosovës, ka dy argumente të arta të cilat i garantojnë asaj rrugëdaljen pa tronditje të mëdha dhe pasoja domethënëse, nga gremina ku e kanë katandisur kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustafa.

Pikësëpari kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese kundër asociacionit një etnik serb, si dhe doktrinën e mirënjohur ndërkombëtare Clausula "Rebus Sic Stantibus,, e cila i mundëson vendit tonë, që një marrëveshje antishtetërore, si asociacioni një etnik serb, e cila bie ndesh me ligjin dhe Kushtetutën e vendit, si dhe rrezikon rregullimin e brendshëm dhe kërcënon qëndrueshmërinë e shtetit tonë të brishtë, mund të shfuqizohet dhe bëhet ligjërisht e pazbatueshme për shkak të rreziqeve që shkakton jetësimi i saj, për rregullimin e brendshëm, tërësinë territoriale dhe qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës.

Dhe me këtë rast delikat, kërkohet që edhe partitë opozitare ta kenë guximin dhe ti bashkohen qëndrimit të prerë të Qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për ta refuzuar me vendosmëri formulën shkatërrimtare të Asociacionit një etnik serb, ashtu siç e kërkon Serbia okupatore, që ka mbështetjen edhe të disa vendeve të BE-së, të cilat shkojnë deri atje, sa që nuk duan ti përfillin asnjë nga të gjeturat e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Prandaj të gjitha partitë politike që participojnë në Kuvendin e Kosovës e kanë për obligim moral, politik dhe kombëtar, që ta shfrytëzojnë bashkërisht këtë shans historik dhe të pozicionohen njëkohshëm me qëndrimet parimore të Qeverisë së Kosovës, kundër ngrehinave të kundërligjshme serbe si "zajednica" dhe presionit jo parimor ndaj Kryeministrit Kurti në Bruksel, lidhur me këtë temë të nxehtë e cila me insistimin Serbisë është shndërruar nyjën kyçe të dialogut, ani pse dihet mirëfilli që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pamundëson zbatimin e marrëveshjes kundër kushtetuese për Asociacionin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".