Kanë ndodhur në realitet, zbuloni 4 misteret më të frikshme të shqiptarëve

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 10:31
Kanë ndodhur në realitet, zbuloni 4 misteret më të frikshme të shqiptarëve

Janë disa gjëra interesante që kanë ndodhur në Shqipëri që si duket do të mbesin të tilla përgjithmonë, sepse askush nga shqiptarët që kanë folur për to nuk kanë arritur të japin diçka konkrete, por vetëm disa supozime, të cilat asnjëherë nuk janë marrë si fakte të mirëqena.

Më poshtë  ju sjellim disa të tilla e shumë interesante, si vizatat e peshkaqenëve, sfera që ra nga qielli në Kalimash, etj.

Sfera që ra nga qielli në Rrëshen – Kalimash

Në vitin 2016 të gjithë punëtorët e Rrugës së Kombit u habitën kur papritur gjetën një sferë të çuditshme të një madhësie mesatare.  Sfera kishte një ngjashmëri me të gjitha sferat e gjetura që nga Brazili dhe deri në Bosnjë.  Ajo peshon tre tonë, por ende nuk dihet përbërja e saktë dhe mënyra se si ka arritur në një formë të tillë. Hipotezat janë të shumta duke filluar se ajo ka përbërje llavosfere e deri në mitologjinë e lashtë.

Peshkaqenët vizitorë që s’kanë arritur të hanë asnjë njeri

Shqipëria 2 herë gjatë historisë është vizituar nga 2 vizitorë të veçantë, që ishin peshkaqenët. Në Himarë dhe në Durrës kanë ardhur 2 herë peshkaqenë, të cilët ishin të gatshëm të sulmonin njerëzit në çdo kohë. Por në të dyja rastet nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë sulm ndaj njerëzve. Në rastin e Durrësit peshkaqeni u kap nga një peshkarexhë shumë e madhe, ndërsa në rastin e Himarës thuhet se është vrarë nga peshkatarët, por hipoteza që besohet më shumë, është që të jenë larguar vetë.

Fantazmat në një familje në Kukës

Para 8 vitesh një burrë telefonoi policinë e rrethit se po shikonte disa gjëra të çuditshme jashtë shtëpisë së tij. Sipas vetë personit, në atë kohë jashtë kishte disa fantazma, të cilat po vinin rreth e rrotull. Në atë kohë policia e mori si një tallje, por një grup policësh u nisën për në fshatin nga erdhi telefonata. Kur shkuan në shtëpinë e tij jashtë oborrit u panë të gjitha objektet të rrëzuara, ndërsa burri që telefonoi së bashku me familjen u gjenden në një gjendje shoku dhe nuk flisnin fare. Po kështu ngjarja që ata treguan më mbrapa, ishte shumë e çuditshme dhe ata edhe sot tregojnë se ato fantazma ishin të vërteta dhe nuk gënjejnë.

Peshku 120 kg i kapur në Ksamil

Ksamili me bukurinë e tij ka tërhequr dhe një ndër peshqit më të mëdhenj në botë. Duket si “tabu” për Ksamilin, qytezën buzë detit Mesdhe, që të afrohen peshq me përmasat e një balene. Por, ja që kjo tabu u thye nga dy peshkatarë të thjeshtë, të cilëve u ra në rrjeta një peshk 8 metra i gjatë e me peshë 120 kg. Peshku është i llojit “pastanak”, i cili në raste të tjera ka pasur peshën maksimale deri në 50 kg. Peshkatarët që e zunë peshkun gjigant, tregonin atëherë se kanë vuajtur shumë për ta hedhur atë në varkë, ndërsa rrjetat janë dëmtuar prej peshës së madhe.

(Kosova Sot Online)