Ky është njeriu i parë që ia shkeli derën Përparim Ramës në Komunën e Prishtinës

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 11:28
Ky është njeriu i parë që ia shkeli derën Përparim Ramës në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Rama ka thënë se me kryetarin e LDK-së kanë biseduar për vizionin, projektet dhe punët e shumta që i presin.

Në takim ishte edhe njeriu që udhëhoqi fushatën e Përparim Ramës, nënkryetari i parë i Prishtinës, Alban Zogaj.

“Në ditën e parë të punës, ishte kënaqësi ta pres në takim Kryetarin e LDK-se z. Lumir Abdixhikun.
Patëm një takim miqësor dhe biseduam shkurt për vizionin tonë, projektet dhe punët e shumta që po na presin për transformimin e qytetit.
E falenderoj përzemërsisht për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe i pranoj urimet për detyrën dhe obligimin e madh ndaj menaxhimit të kryeqytetit dhe ndaj gjithë qytetarëve të Prishtinës” shkruan Rama në njoftim.

(Kosova Sot Online)