Vritet biznesmeni shqiptar, djali i tij aksidentohet duke shkuar tek vendi i krimit

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 12:16
Vritet biznesmeni shqiptar, djali i tij aksidentohet duke shkuar tek vendi i krimit

Janë mësuar detaje të reja në lidhje me atentatin në Kurbin ku u ekzekutua me 7 plumba biznesmeni Rakip (Pilot) Rroli, mëngjesin e sotëm, 10 dhjetor.

Mjeti i djalit të viktimës është përplasur me një shtyllë në përpjekjet për të arritur sa më shpejt në vendin e ngjarjes.

Autorët të cilët mendohet se ishin 2 lëviznin në këmbë. Ata e kanë pritur derisa ka dalë në rrugë dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Rakip Roli ishte babai i 3 fëmijëve. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e dyshuar të ekzekutimit të 55-vjeçarit. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për babë e bir. Gazetari i Ora News Elton Qyno raporton se ato janë S.L dhe djali i tij .

Një nga pistat e hetimit është dhe aktiviteti që kishin dy djemte e viktimës.

(Kosova Sot Online)