Shtëpia-bunker shitet për 300 mijë dollarë

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 13:25
Shtëpia-bunker shitet për 300 mijë dollarë

Një shtëpi e pazakontë që duket sikur ka ardhur nga një galaktikë e largët është shitur për 300,000 dollarë.

Shtëpia në formë bunkeri, ndodhet në malet e Tonasket, Uashington dhe ka një ngjashmëri të çuditshme me një prej ndërtesave në filmin legjendar  “Star Wars”. Bëhet fjalë për shtëpinë e personazhit Luke Skywalker, i cili ndodhet në planetin Tatooine në serialin e njohur.

Shtëpia-bunker është njëkatëshe, ka tre dhoma dhe rrethohet nga 38 hektarë tokë.

Pronari i ri i cili ka bërë këtë blerje të guximshme, mund të shijojë një ambient të ngrohtë dhe një dekor të veçantë ku bie në sy përdorimi i gurit dhe drurit.

(Kosova Sot Online)