Një rast i vdekjes dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 15:04
Një rast i vdekjes dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një rast i vdekjes dhe shtatë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të gati 2 mijë mostrave.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e nëntë pacientëve.

“Nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863. Në total numri i rasteve aktive është 328”, ka njoftuar MSh’ja.

(Kosova Sot Online)