KGJK dhe KPK të veprojnë për pastrimin e radhëve të veta nga lidhjet me krimin, të mos e presin ndëshkimin me VETTING!

Blerim Burjani

  • 10 December 2021 - 13:40

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Fatkeqësisht gjendja e brishtë dhe jo funksionale, tepër pasive, në sistemin e drejtësisë është e njëjtë. Rastet e tilla që ndërlidhen me nivelin e lartë të krimit zvarriten shumë dhe në fund përfundojnë të gjitha rastet si të pafajshëm. Gjithmonë njëjtë dhe me arsyetime të njëjta!!!

Të gjitha rastet në procedurë janë në zvarritje totale. Ky sistem është i kapur, për momentin nuk ia vlen me menduar deri në pastrimin etik të këtij sistemi.

Ka shumë arsye që KGJK dhe KPK më mirë të reagojnë vetë dhe të merren vetë me reformën kadrovike dhe etike se sa pastaj VETTINGU të kryej punën e vetë.

Ky sistem ka pagat më të larta në vend , ish pushtetarët e dikurshëm këtë ngritje të pagave e kishin bërë me qëllim që ta blejnë paqen dhe avokatine më drejtësinë, kështu që dyshimet janë te bazuara se ky sistem është tmerrësisht i kapur!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".