Brenda 24 orëve 4 mijë qytetarë vaksinohen kundër Covid-19

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 15:34
Brenda 24 orëve 4 mijë qytetarë vaksinohen kundër Covid-19

3 mijë e 991 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 640 mijë e 380 doza të vaksinës.

Deri më sot 770 mijë e 941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja.

(Kosova Sot Online)