Lexoni edhe:
Tradhtia e kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit Isa Mustafa po i rrezikon themelet e shtetit të Kosovës
Shkencëtarët e Universitetit të Kiotos, në Japoni, kanë krijuar një maskë të re, e cila ndryshe nga të zakonshmet, nuk ka vetëm funksion mbrojtës, por zbulon edhe nëse një person është i infektuar me Covid-19.
Si është e mundur diçka e tillë? Risia në të cilën studiuesit, kanë shumë besim, lidhet me faktin që nëse maskën e spërkasim me një spraj dhe e vendosim në errësirë, qelizat e COVID-19 të mbetura aty do të bëhen të ndritshme.
Kjo gjë ndodh falë një filtri të vendosur në maskë, ndërtuar nga antitrupa të marra nga vezët e strucit, të cilat kanë tendencën të kenë një forcë më të madhe në përballimin e viruseve sesa ajo e njeriut.
Kjo risi, pritet që të ulë kostot e zbulimit të virusit, drejt e nga shtëpia, pa harxhuar para me teste dhe tamponë.
(Kosova Sot Online )