Kapen mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 10:08
Kapen mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se nga njësitet e Antikontrabandës në Doganë është identifikuar dhe ndaluar një automjet i dyshimtë, e që ishte duke kontrabanduar 1019 Kg fruta të thata nga Maqedonia e Veriut.

Sipas Doganës, vlerta e mallit është rreth 7 mijë euro.

Mallrat janë konfiskuar si dhe është iniciuar procedura kundervajtëse.

Njoftimi i plotë:

Njesitet Antikontrabandës së Doganës se Kosovës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimt i cili udhëtonte nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës.

Pasi është ndaluar automjeti transportues është konstatuar se ishte duke transportuar mallëra të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Me ketë rast ështe ndaluar malli në sasi prej 1019 Kg Fruta të thata (Lajthi, Arra, Badem, Fistek, Arrra Indiane etj) me vlerë te perafert rreth 7,000.00 Euro.

Mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundervajtëse.

(Kosova Sot Online)