Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ecë pa VETTING!

Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ecë pa VETTING!
Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ecë pa VETTING!

Muhamet Kelmendi

  • 11 December 2021 - 09:10

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Është e qartë se në tërësi vetëm 100 lëndë janë zgjidhur përfundimisht në Kosovë. Ndërsa, sa gjyqtar i ka Kosova në punë!? Turpi nuk ka kufi. Po prokurorët çka bëjnë ne oraret e punës!? Mos shkojnë si shumë gjyqtar nëpër punë të dyta a të treta? Mos shkojnë për kafe e restorane, fakultete e shkolla për të fituar mjete financiare!? Nuk di se çka tjetër bëjnë! Këtu nuk po futem më në VETTING si mjet shërues i sistemit. Pse? Sepse po duket se është bërë fjalë bajate në skenën politike të Kosovës! Por, pavarësisht kësaj, domosdo duhet VETTING-u në Kosovë. E ky VETTING pa pjesëmarrje të SHBA-ve të Anglisë dhe të shteteve të BE-së nuk duhet të bëhet në Kosovë. Konfliktet janë të thella. Pa ndihmë ndërkombëtare nuk ecë VETTING-u në Kosovë.

-Nga të dhënat e KP të Kosovës dhe të KGJ të Kosovës dolën në dritë lëndët e proceduara dhe të zgjidhura nga gjykatat në nivele të ndryshme. Dallimet midis procedurave të hapura me aktakuza penale dhe të lëndëve të zgjidhura janë shumë të dallueshme.

KPK lajmëron mbi 3566 lëndë të punuara, prej të cilave i kanë proceduar nëpër gjykata rreth 1456 ose 50%. Ndërsa gjykatat, nga ky numër kanë marr vendime mbi 492 ose 30% të rasteve. Prej tyre nuk janë bërë të plotfuqishme as 30 % të rasteve. Ky disproporcion rrjedh nga disa faktor:

1.KPK ka punuar lëndë sa për numër dhe ato të pakompletuara ( shih: fushën e dëshmive dhe të provave) ka proceduar nëpër gjykata.

2. Gjykatat kanë nxjerr vendime mbi bazën e tillë dhe ato vendime nuk ju kanë qëndruar ankesave në nivele gjyqësore, gjë që kanë dal nga lëndët e zgjidhura, mbi 450, vetëm 20% ose përafërsisht 100 lëndë të bëra të plotfuqishme.

Këto fakte tregojnë për dështime drastike nëpër prokurori dhe kudo nëpër gjykata. Performanca është shumë e dobët. Nuk ka fakte se si këta prokurorë dhe gjyqtarë i arsyetojnë të ardhurat që i marrin nga shteti. Dështimi është i lartë. Prokuroritë edhe ashtu jo profesionale nuk kanë arritur të zgjidhin numrin adekuat të lëndëve. Edhe ato pak lëndë që janë zgjidhur dhe proceduar dalin të pakompletuara me fakte dhe dëshmi. Të tillat nuk janë zgjidhur. Nga lëndët vërehet një dështim i madh. Lëndët e proceduara kanë pësuar fiasko nëpër gjykata të Kosovës.

Mungesa e provave dhe e dëshmive ka bërë që edhe ato pak lëndë të zgjidhura të pësojnë nëpër instanca të gjykatave.

Është e qartë se në tërësi vetëm 100 lëndë janë zgjidhur përfundimisht në Kosovë. Ndërsa, sa gjyqtar i ka Kosova në punë!? Turpi nuk ka kufi. Po prokurorët çka bëjnë ne oraret e punës!? Mos shkojnë si shumë gjyqtar nëpër punë të dyta a të treta? Mos shkojnë për kafe e restorane, fakultete e shkolla për të fituar mjete financiare!? Nuk di se çka tjetër bëjnë! Këtu nuk po futem më në VETTING si mjet shërues i sistemit. Pse? Sepse po duket se është bërë fjalë bajate në skenën politike të Kosovës!

Por, pavarësisht kësaj, domosdo duhet VETTING-u në Kosovë. E ky VETTING pa pjesëmarrje të SHBA-ve të Anglisë dhe të shteteve të UE nuk duhet të bëhet në Kosovë. Konfliktet janë të thella. Pa ndihmë ndërkombëtare nuk ecë VETTING-u në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".