Bie sistemi në sallën 1 Tetori, qytetarët në të ftohtë mbesin në pritje të vaksinimit

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 10:43
Bie sistemi në sallën 1 Tetori, qytetarët në të ftohtë mbesin në pritje të vaksinimit

Ndalja e rrymës në disa lagje të Prishtinës, ka bërë që në sallën “1 tetori” të mos jetë e mundur dhënia e vaksinave.

Burime kanë konfirmuar se sistemi në këtë sallë e cila është shndërruar në qendër vaksinimi ka rënë dhe është e pamundur që qytetarët të vaksinohen.

Ndërkohë, KEDS ka njoftuar se sot disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa rrymë për shkak të punimeve në rrjet, raporton Demokracia.com.

Madje në disa prej lagjeve pritet që të mos ketë energji elektrike deri në orën 18:00.

Nuk dihet se pse Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë zgjidhje deri më tani për rastet si ky i ditës së sotme.

(Kosova Sot Online)