Ngrihet Komisioni Provizor, Belind Këlliçi drejton Kuvendin e demokratëve të Berishës

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 12:09
 Ngrihet Komisioni Provizor, Belind Këlliçi drejton Kuvendin e demokratëve të Berishës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka prezantoi sot emrat e komisionit që do drejtojë punimet e Kuvendit Kombëtar të PD të thirrur nga Sali Berisha. Ra në sy se Kryetari i Komisionit do të jetë Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të PD-së.

“Paraqes për miratim emrat e komisionit që do drejtojë punimet e Kuvendit Kombëtar të PD:

Albana Vokshi kryetare e Lidhjes demokratike të Gruas

Ervin Minarolli Sekretar organizativ

Ivi Kaso Sekretar zgjedhor

Edmond Spaho ish nënkryetar i PD

Belind Këlliçi kryetari i Forumit Rinor të PD, që do jetë dhe drejtuesi i këtij komisioni

Sekretariati

Minushe Lazaj,

Nade Daullja,

Ledjo Muraj”, tha Edi Paloka.

(Kosova Sot Online)