Berisha hedh votën për shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Bashën

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 14:47
Berisha hedh votën për shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar sot për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Ai i është drejtuar vendit të votimit, ku ka hedhur votën e tij të fshehtë në një prej kutive, ndërsa ka përshëndetur edhe me dy gishta.

Kujtojmë se Berisha thirri Kuvendin e PD-së, për të shkarkuar Lulzim Bashën nga detyra e kryetarit, ndërsa ka deklaruar se do të kandidojë për drejtues të kësaj partie.

(Kosova Sot Online)