Qeverisë Kurti po i kushton shtrenjtë tradhtia e madhe e Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës me nënshkrimin e Asociacionit!

Qeverisë Kurti po i kushton shtrenjtë tradhtia e madhe e Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës me nënshkrimin e Asociacionit!
Qeverisë Kurti po i kushton shtrenjtë tradhtia e madhe e Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës me nënshkrimin e Asociacionit!

Skender Mulliqi

  • 11 December 2021 - 14:08

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Që procesi lidhur me dialogun me Serbinë nuk po shkon mirë, po interesohet edhe BE-ja, përmes të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Borellit , i cili në takimin e fundit me Kurtin ishin përplasur fortë lidhur me temën e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Sherri i nënshkrimve të Thaçit dhe Mustafës do të jetë duket shumë i madh. Shpresa e vetme është Vashingtoni, ku edhe një herë duhet ta mbrojë Kosovën nga copëtimi siç po pretendojnë emisarët evropian për Kosovë , Lajçak dhe Borell.

-Edhe pse lideri i AAK-së,Ramush Haradinaj ka adresuar shumë kritika ndaj Qeverisë të cilën e drejton Albin Kurti, megjithatë deklarata e fundit e tij, se duhet unifikim i spektrit politikë shqiptarë rreth fazës të fundit të dialogut, është qëndrim pozitiv .Të bërit opozitarizëm për temat e brendshme, të shprehem ashtu, është edhe detyrë e opozitës , por kur kemi të bëjmë fjalë për temën jetike, siç është tema e zorshme e dialogut më Serbinë , atëherë jo vetëm Haradinaj, por këtë gatishmëri të inkuadrimit në këtë proces politik, ishte dashur ta shprehin edhe PDK me LDK-në, të cilat nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim të qartë pos kritikave jo parimore që kanë ardhur nga ana e tyre , edhe kur bëhet fjalë rreth dialogut më Serbinë.

Opozita e dinë mirë së Asociacionin e lanë ata vet të dera , në fakt dy udhëheqësit e tyre, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa . Opozita çuditërisht nuk i ka përkrahur dy aksionet e fundit për rend dhe ligj në veri të vendit, të organeve tona të shtetit, thua së nuk bëhet fjalë për fatin e shtetit tonë të përbashkët,!

Ky qëndrim e ka dëmtuar Kosovën . Është momenti i fundit i shfaqjes së unitetit , kur bëhet fjalë për të mbrojtur territorin e Kosovës,, që është duke na u kërcënuar qe shumë kohë Serbia me ndihmën e Rusisë edhe me luftë.

Angazhimet e reja të Amerikës , Britanisë të Madhe dhe Gjermanisë rreth temës së dialogut , të cilat shtete janë duke i ngjeshur radhët me diplomatë të karrierës na bëjnë të shpresojmë se nuk do të ketë lëshime në dëm të Kosovës. Amerika ka emëruar 6 ambasadorë në rajon, kurse së fundit edhe Mbretëria e Bashkuar ka emëruar për emisar, një personalitet të lartë ushtarakë të NATO-s për Kosovën.

Këto janë tregues së bota perëndimore , ka bërë investime në Ballkan dhe veçmas në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë , futjen e ndikimit të Rusisë dhe të Serbisë në Ballkan dhe më gjerë . Madje, këto dy shtetet e fundit janë duke kërcënuar më luftë Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën. Ndoshta opozita ka sy me pa dhe vesh me dëgjua se sa janë serioz miqtë tanë në mbrojtje të vlerave demokratike dhe vlerave njerëzore në Kosovë dhe në rajon, në mbrojtje çfarëdo agresioni të mundshëm ushtarak, që mund të vjen nga ana e Serbisë dhe të Rusisë.

Kur ata e mbrojnë kaq fuqishëm , dhe e kanë mbrojtur Kosovën edhe me luftë në vitin 1999, pse opozita të jetë kaq inatçore ,për të mos ndihmuar proceset me gjithë potencialet që I ka , sepse në pyetje është fati i Kosovës? Nëse një luftë me Serbinë ka përfunduar dhe është fituar në vitin 1999, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë lufte tjetër , kështu barem po shprehen shumë njohës të politikës botërore dhe drejtues të shteteve më të fuqishme sot në botë. Sikur mos të ishte kështu , nuk do të shihnim gjithë këto angazhime të reja të politike të tyre në planin e jashtëm , dhe pikërisht rreth përfundimit fatlum për palën e Kosovës të dialogut më Serbinë .

Këtë angazhim me diplomatë më përvojë të gjatë politike dhe ushtarake , Serbisë ja kanë futur frikën në palcë. Që procesi lidhur me dialogun me Serbinë nuk po shkon mirë po interesohet BE-ja, përmes të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Borellit , i cili në takimin e fundit me Kurtin ishin përplasur fortë lidhur me temën e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Sherri i nënshkrimve të Thaçit dhe Mustafës do të jetë duket shumë i madh. Shpresa e vetme është Vashingtoni, ku edhe një herë duhet të mbrojë Kosovën nga copëtimi siq po pretendojnë emisarët evropian për Kosovë , Lajçak dhe Borell. Se marrëveshjet e nënshkruara kanë marr karakter ndërkombëtar u pa edhe nga paraqitja e Kurtit në Bruksel , më Fusnotë , të cilën na la të dera Edita Tahiri .Nuk na doli flluskë sapuni.

Prandaj, është koha e unitetit më shumë së kurrë për të parandaluar ndarjen e Kosovës që po na rrezikohet përmes Asociacionit, I cili duhet të jetë vetëm një OJQ, e asgjë më shumë , mbi bazën e kushtetutës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".