Floriana Garo: Berisha do na udhëheqë në ringritjen e PD-së, Basha s’kishte në plan fitoren

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 16:25
Floriana Garo: Berisha do na udhëheqë në ringritjen e PD-së, Basha s’kishte në plan fitoren

Floriana Garo ka folur nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD për arsyet që e kanë detyruar të bashkohet me Berishën pas humbjes së 25 Prillit. Garo deklaroi se ka parë te Berisha energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari duke krijuar bindjen se sipas saj ai do të dijë t’i udhëheqë demokratët në ringritjen e PD në piedestalin e saj.

“Është kënaqësi të jem prezentë në këtë ditë historike, Vendimi për t’u kthyer në Shqipëri nga Zvicra me tim shoq dhe vajzën tonë. Mungesa e shpresës i bën të gjithë të marrin rrugën drejt perëndimit. Kur vendosëm të ktheheshim ishte shkurti i acartë para fushatës së 25 Prillit. Besova te ndryshimi dhe besoj ende te ndryshimi. Jetesa në perëndim mund të jetë më e mirë por jo më e lumtur. I ofrova Bashës të kontribuoj për PD.

Basha kishte plane të tjera. Nuk kishte strategji. Fitorja nuk ishte qëllimi. U zhgënjeva si të gjithë demokratët. Pashë si nisi ta shkundë nga themelet lideri historik Sali Berisha me energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari. Kam besuar që vetëm Berisha do na udhëheqë të gjithë në ringritjen e PD në piedestalin e lavdisë së saj”, tha Garo.

(Kosova Sot Online)