Gjendet e mitura që ishte zhdukur para dy ditësh në Gjilan, dyshohet se është dhunuar

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 16:33
Gjendet e mitura që ishte zhdukur para dy ditësh në Gjilan, dyshohet se është dhunuar

Policia  e Kosovës ka njoftuar sot se është gjetur një e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Gjilan.

Sipas policisë, e mitura ka deklaruar se ishte në shtëpinë e një burri.

Rasti nga policia është iniciuar si dhunim, teksa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 09.12.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte qenë në shtëpinë  e të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)