Jul Deda kapet “mat” nga kamerat duke i lexuar SMS-të Berishës

  • E.K /
  • 11 December 2021 - 16:48
Jul Deda kapet “mat” nga kamerat duke i lexuar SMS-të Berishës

Aktori Julian Deda është kapur “mat” gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike duke përgjuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë punimeve të Kuvendit, teksa Berisha ishte ulur në shkallët e stadiumit, një rresht pas tij qëndronte Julian Deda.

Në një moment Berisha nxjerr celularin dhe mjaft i përqendruar nuk shikon çfarë ndodh rreth e qark. Po kaq i përqendruar duket edhe aktori Julian Deda. 

(Kosova Sot Online)