Burri nga Prishtina vdes në rrugë, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 09:49
Burri nga Prishtina vdes në rrugë, policia nis hetimet

Një person ka vdekur mesditën e së dielës Prishtinë.

Viktima është rrëzuar derisa ka qenë në rrugë, ndërkaq vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Prishtinë, 12.12.2021 – 12:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë është rrëzuar.  Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)