Sot vazhdon seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 08:29
Sot vazhdon seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe sot.

Në këtë seancë, e cila pritet të nisë në orën 14:00, do të diskutohen pikat e mbetura nga seanca e djeshme.

Pozita dhe opozita janë përplasur dje për sindikatat dhe çështjen e energjisë elektrike.

Kuvendi dje ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare ndërsa mbështetje nga deputetët mori edhe Projektligji për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit.

(Kosova Sot Online)