Të pastrohet urgjentisht prokuroria nga prokurorët e frikësuar nga krimi që nuk e kanë guximin të veprojnë për hetim serioz dhe parandalim të krimit të organizuar!

Të pastrohet urgjentisht prokuroria nga prokurorët e frikësuar nga krimi që nuk e kanë guximin të veprojnë  për hetim serioz dhe parandalim të krimit të organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 14 December 2021 - 07:59

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Deklaratat e prokurorëve se ata janë vetëm për ndjekjen e krimit pasi krimi të ndodhë është një mangësi skandal në deklarimet e tilla, sepse të gjitha institucionet e luftimit dhe të ndjekjes së krimit duhet të veprojnë edhe në preventivë, të ndikojnë kur kanë informacione në parandalimin e kryerjes së krimit, prandaj të gjitha ato institucione me ndikimin e tyre në preventivë duhet ti parandalojnë krimet në përgjithësi, sepse parandalimi është suksesi më i madhe i një institucioni që ndikon në veprat kriminale.

-Është tepër shqetësuese kur dëgjohet një deklaratë nga zyrtar të lartë të prokurorisë së shtetit se ata janë jo kompetentë sipas ligjit për të vepruar në rastet në tentativë të përgatitjes së veprës kriminale, për ta parandaluar atë dhe dënuar, akoma pa u ekzekutuar . Kjo mënyrë e shprehjes së tillë është kulmi i sjelljes së pa përgjegjshme nga organi i akuzës, si deklarimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtine, Kujtim Munishit, i cili, sipas raportimeve në media, e të cilat nuk i ka mohuar, ka thënë se Prokuroria në bazë të ligjit e ka për obligim vetëm ndjekjen e kryesve të veprave penale por dhe jo parandalimin. Sipas tij prokuroria nuk merret me parandalimin e kriminalitetit.

Kjo nuk është e vërtetë dhe nuk duhet të jetë asnjëherë logjikë e tillë veprimi sepse sikur të ishte kështu sikur deklarohet nga ky prokuror, atëherë veprat kriminale do të ndodhshin pa ndërpre. Por aty ku përmendet si i pranishëm edhe një i vetëm prokuror, gjithnjë ekziston frika se mos dikush qenka në konflikt me ligjet dhe prandaj mbizotëron kujdesi që ligji të mbrohet dhe respektohet. Është reagim pozitiv ndaj kësaj deklarate që kanë reaguar organizatat e shoqërisë civile duke e konsideruar atë si sjellje krejtësisht të pa përgjegjshme dhe ikje nga përgjegjësia që prokurorët në bashkërendim, së bashku me organet e sigurisë, policinë dhe gjykatat e kanë të obliguar sipas ligjit jo vetëm ndjekjen e vepër kryesve por edhe parandalimin para se të ndodhë një vepër penale kriminale, prandaj një deklaratë e tillë është devalvuese për institucionin e prokurorisë.

Padyshim se kjo formë abstenimi nga përgjegjësia që prokurorët e kanë sipas ligjit e dëshmon se në këtë rast vetë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë publikisht po na tregon se është jo KOMPETENT për këtë pozitë dhe është, dhe e mban kot thirrjen ekspertit të juridik, të dedikuar për fushën e caktuar kinse të specializuar. Gjithsesi se është e pa pranueshme dhe skandaloze, kur del prej gojës së një kryeprokurori në paraqitjen publike, madje edhe në konferencë ku diskutohet përgjegjësia institucionale për luftim dhe parandalim të krimit, me ikje të përgjegjësisë, qoftë personale apo kolektive duke deklaruar se Prokurori i Shtetit s’ka mandat dhe kompetence me parandalua kryerjen e veprave penale.

Rastet kriminale në tentativë, viktima e dhunë në familje, viktimat mbi bazë gjinore, sipas kryeprokurorit Munishi, duhet të jenë subjekt i dhunës për të intervenuar prokuroria, por prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim me i parandalua këto vepra por vetëm pasi që ato të ndodhin, qoftë edhe me pasoja në viktima e pasoja të tjera, por me vete faktin që ky institucion i prokurorisë e lufton krimin drejtë për së drejti ndikon në preventivë që e parandalojnë krimin.

Gjithsesi që një qasje e tillë nga përfaqësues të organit të ndjekjes dhe parandalimit të krimit e shkeljes së ligjit, tregon pse e kemi një sistem kaq jo funksional të drejtësisë, të brishtë, të pa drejtë dhe në rastet më skandaloze edhe në bashkëjetesë me nëntokën kriminale.

Tani vetëm sa po dëshmohet akoma më shumë se në të ardhmen edhe kjo mangësi në këtë institucion, atë të prokurorisë duhet të ndërmerren veprime që të mëson secili dhe të detyrohet të vepron sipas detyrës zyrtare, sepse edhe prokuroria ndikon në parandalimin e krimeve dhe gjithsesi në luftimin permanent të krimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".