Miftaraj për opinionin e Komisionit të Venecias: Fitore e madhe

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 14:33
Miftaraj për opinionin e Komisionit të Venecias: Fitore e madhe

Ehat Miftaraj i Institutit të Kosovës për Drejtësi e ka quajtur fitore të madhe të sundimit të ligjit në Kosovë opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me Projektligjin e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për Këshillin Prokurorial.

Miftaraj shkroi se sot është fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejt një sistemi llogaridhënës.

“Komisioni i Venecias ka miratuar kerkesen kryesore te MD lidhur me reformen ne KPK dhe nderprerjen e mandatit te shumices se anetareve aktual. Komisioni ka mirepritur vullnetin politik te shprehur edhe ne seancen plenare nga perfaqesuesit e MD qe te marrin per baze zbatimin e rekomandimeve ne opinion”, shkroi Miftaraj.

Ai tha se shpreson që Ministria e Drejtësisë do t’i zbatojë zotimet e ofruara Komisionit të Venecias.

(Kosova Sot Online)