Policia jep informacione për therjen me thikë të gruas në Prishtinë

  • e.. /
  • 15 December 2021 - 09:55
Policia jep informacione për therjen me thikë të gruas në Prishtinë

Një grua ka ther me thikë një tjetër gjatë ditës së djeshme në një qendër tregtare në Rrugën B në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur sot se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar.

Sipas policisë, e arrestuara pas një mosmarrëveshje të mëhershme që ka pasur me viktimën, e ka sulmuar atë fizikisht duke e goditur me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte në vendin e saj të punës dhe ka marrë lëndime në dorë.

“Prishtinë, 14.12.2021 – 15:20. Është arrestuar një femër kosovare pasi e njëjta për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme ka sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën femër kosovare e cila ishte në vendin e sajë të punës. Viktima ka marrë lëndime në dorë dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK’së.

(Kosova Sot Online)