Lanë fëmijët pa përkujdesje e në kushte minimale, arrestohen prindërit në Podujevë

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 09:58
Lanë fëmijët pa përkujdesje e në kushte minimale, arrestohen prindërit në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 13:30 kanë arrestuar një burrë e një grua pasi që të njëjtit kanë lënë fëmijët e tyre pa përkujdesje dhe me kushte minimale për jetesë.

Sipas policisë, fëmijët të moshave 9 dhe 12-vjeç janë dërguar në strehimore.

Ndërsa, të dyshuarit janë liruar.

“Podujevë 14.12.2021 – 13:30. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë. Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore, ndërsa të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK’së.

(Kosova Sot Online)