Kryeministri Kurti takohet sot me presidentin maqedonas Pendarovski

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 10:29
Kryeministri Kurti takohet sot me presidentin maqedonas Pendarovski

Kryeministri Albin Kurti do të presë sot në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Takimi do të mbahet nga ora 11:45 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski”, thuhet në njoftim.

Pendarovski sot ka zhvilluar takim edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. /

(Kosova Sot Online)