Zbulohen katër arsyet e rritjes së çmimeve në Kosovë

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 11:47
Zbulohen katër arsyet e rritjes së çmimeve në Kosovë

Njohësi i ekonomisë së tregut, Erton Bega vlerëson se në vend po vëret rritje enorme e çmimeve të produkteve të ndryshme.

Ai thotë se këto rritje kanë shkuar deri në 14.7%.

Berga tutje ka numëruar faktorët kyq e kësaj rritje enorme të çmimeve të produkteve.

Reagimi i tij i plotë:

Kosova vazhdon të përballet me inflacion të lartë që në muajin nëntor arriti në normën vjetore 6,9% në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.

Në një studim më të thellë, vërehet rritje enorme e çmimeve në produktet e importuara në normën 14,7% në tremujorin e tretë, përderisa çmimet e produkteve vendore kanë ngritje çmimi më të ulët se sa ato të importuara në normë vjetore prej 6,9% në po të njejtën periudhë.

Faktorët që kanë ndikuar në shkallën e lartë të inflacionit mund të grupohen si në vijim:

1) Hapja e ekonomisë më shpejtë se sa që ishin pritshmëritë. Rritja e kërkesës për mallra dhe shërbime pas hapjes nga pandemia ka tejkaluar ofertën dhe për rrjedhojë zingjiri furnizues nuk ka mundur t’i përgjigjet me të njejtën shpejtësi kërkesës më të lartë se sa zakonisht. Indikatorët që kanë ndikuar në rritjen e kërkesës lidhen paketat e rimëmbjeve ekonomike, veçanërisht në shtetet e zhvilluara dhe kursimet individuale gjatë mbylljeve nga pandemia vitin e kaluar.

2) Presioni që po vjen nga inflacioni në çmimet e energjisë elektrike;

3) Baza me të cilën krahasohen çmimet në vitin e kaluar është e ulët;

4) Spekulantët e tregut (tregtarët) që përmes inflacionit rrisin edhe më shumë fitimet e tyre nën petkun e panikut të konsumatorëve dhe përfitojnë nga situata kaotike e ndryshimit të çmimeve;

Si ne, si shteti, rolin e spektatorit po e luajmë.

(Kosova Sot Online)