Blerim Latifi për aksionin në Karaçevë: E çfarë të bëj më shumë e shkreta polici, a luftohet me fatin?

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 12:08
Blerim Latifi për aksionin në Karaçevë: E çfarë të bëj më shumë e shkreta polici, a luftohet me fatin?

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicës, ku u rrënuan disa kazino.

Latifi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur komedi këtë punë, derisa ka pyetur nëse këto kazino do të nisin sërish punën pas largimit të policisë, sikurse që ka ndodhur pas rrënimit të disa kazinove në këtë fshat, muaj më parë.

“Çfarë komedie kjo puna e kazinove në Karaçevë! Sot policia paska nisur një aksion tjetër për rrënimin e tyre. A nuk u rrënuan disa muaj më parë? A do të thotë se atëherë me t’u larguar policia, kazinotë kanë filluar punën sërish? Këto që po rrënohen sot, a do të nisin punën të nesërmen e largimit të policisë?

Me gjasë po. Kështu që kur të fillojë përmirësimi i motit, do t’i shohim edhe njëherë automjetet e policisë andej. Pastaj edhe njëherë kah vjeshta. E çfarë të bëj më shumë e shkreta polici? A luftohet me fatin??”, ka shkruar Latifi.

(Kosova Sot Online)