Përfshihet nga flakët autobusi me nxënës, po kthente fëmijët nga shkolla

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 12:25
Përfshihet nga flakët autobusi me nxënës, po kthente fëmijët nga shkolla

Autobusi i nxënësve në fshatin Kryekuq të Divjakës ka marrë flakë pasditen e djeshme. Mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, autobusi ka qenë duke transportuar fëmijët nga shkolla për në shtëpi.

Sipas burimeve, pasditen e djeshme rreth orës 16.30-17.00 teksa autobusi ishte në ecje në fshatin Kryekuq, ka marrë flakë dhe të gjithë fëmijët ndodheshin brenda. Fatmirësisht, ata kanë mundur të dalin me shpejtësi jashtë, ndërkohë që mjeti është shkrumbuar.

Dëshmitarët dhe prindërit i kanë thënë newsbomb.al se mjeti me të cilin fëmijët e tyre shkonin në shkollë ishte në gjendje të mjerueshme, aq sa ka marrë flakë në ecje pas jo më shumë se 5 km nga vendi ku ishte nisur.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen.

(Kosova Sot Online)