Ministri kroat i Mbrojtjes nesër qëndron në Kosovë

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 10:06
Ministri kroat i Mbrojtjes nesër qëndron në Kosovë

Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozic do të qëndrojë nesër në Kosovë për vizitë zyrtare.

Kjo është bërë e ditur për mes një njoftimi për media nga Ministria e Mbrojtjes.

Banozic do të zhvillojë një takim ministrin Armend Mehaj.

Pas këtyre takimeve,  do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic me  delegacionin e tij.

Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas këtyre takimeve,  do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media.

(Kosova Sot Online)