Lexoni edhe:
Të korruptuarve në sistemin e drejtësisë po ju vjen fundi, Komisioni i Venecias zyrtarisht i jep dritën e gjelbër Reformës gjithëpërfshirëse të filluar nga Ministria e Drejtësisë!
Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri
Futja në listën e zezë nga SHBA-t , të dy nga kokat e krimit në veri, Veselinoviçin dhe Radojçiçin dhe disa nga bashkpuntorët e tyre, nuk është e as nuk mund të jetë ajo siç themi tablloja e realizuar, nëse ky hetim dhe nëse në këtë listë nuk futen edhe të tjerë, pra nga partnerët e Veselinoviçit dhe Radojçiçit, e që janë politikane të fuqishëm në Prishtinë dhe biznismene shqiptar që veriun e vendit e kanë shfrytëzuar si një oazë të tregtisë së paligjshme të karburanteve, drogës, armëve, duhanit, alkoolit, trafikimit te njerëzve, nga të cilat kanë përfituar me dhjetra e qindramiliona euro.
Pjesa veriore e vendit që nga paslufta e deri tani kur ne po flasim ka funksionuar si një Kolumbi e vogël e Ballkanit, që e ka karakterizuar krimi i organizuar trans ballkanik në të cilën fjalën kryesore e kanë pasur kriminelët serb që janë mbështetur dhe ndihmuar nga Beogradi Zyrtar, nëpërmes së cilëve ka financuar dhe mbajtur strukturat paralele të cilat ende po e sfidojnë autoritetin e Republikës së Kosovës në këtë pjesë të vendit.
Pra kjo pjesë e vendit dhe rrjeti I krimit të organizuar që ka funksionuar dhe funksionon akoma, I ka sfiduar të gjitha strukturat e sigurisë atje, qoftë policinë, AKI-në por, edhe KFOR-in dhe janë mbështetur nga Beogradi zyrtar, dhe në një mënyrë të heshtur ka pasur një miratim edhe nga Prishtina zyrtare, siç kemi rastin që një ish-kryeministër siç ishte Haradinaj zhvillon takim dhe pritje në institucionet e shtetit një kriminel si Radojçiç, dhe flitet se ky takim nuk ka qenë as i pari i as i fundit në mes këtyre të dyve.
Andaj luftimi I krimit të organizuar në këtë pjesë të vendit është I lidhur edhe me procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe deri sa nuk kemi një marrëveshje finale dhe njohje reciproke nuk do te kemi as rend e as ligji në tërë vendit tonë, dhe do ta kemi rrëfimin e njëjtë që vije nga atje. “Nëse politika I ndan shqiptarët dhe serbët, është krimi I organizuar ai që po I bashkon per 20 vite”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".